ShowBiz
Shakira e zuri Piquen në krevat me femrën që e tradhtoi, vazhdon të spekulohet për identitetin e saj
Demokracia
17:58 | 05 Qershor 2022

Share:

Këngëtarja e famshme, Shakira dhe futbollisti spanjoll, Gerard Pique, e kanë ndërprerë lidhjen e tyre pas 12 vitesh bashkë, ndërsa arsyeja është tradhtia e yllit të Barcelonës.

Pas lajmit për ndarjen e çiftit që kanë dy fëmijë bashkë, menjëherë nisën thashethemet për femrën me të cilën ka pasur aferë 35-vjeçari.

Disa media sociale në Spanjë spekuluan se Pique ka pasur aferë me nënën e bashkëlojtarit të tij te Barcelona, 17-vjeçarit Pablo Gavi, mirëpo këto raportime më pas janë hedhur poshtë.

(Foto: Daily Star)

Gazetarët e El Periodico specifikuan se femra me të cilën ka tradhtuar futbollisti ishte një bionde në të njëzetat duke mohuar kështu lidhjen me nënën e Gavit, e cila është zeshkane.

“Femra, e cila mund t’i ketë vënë Piquen dhe Shakiran në prag të ndarjes është një bionde e re në të njëzetat. Ajo studion dhe punon si një mikpritëse evenimentesh”, është thënë në shkrimin e gazetës.

(Foto: FC Barcelona)

Në bazë të njoftimit, Shakira e zuri partnerin e saj në krevat me këtë femër dhe që atëherë, ai është larguar nga banesa e përbashkët.

Pique tash bën jetë beqari duke qenë i rregullt nëpër ndeja të ndryshme me miqtë e tij, derisa Shakira në këtë periudhë të vështirë iu është përkushtuar fëmijëve dhe karrierës.

(Foto: Twitter)

Çifti e nisi lidhjen pas takimit në Kampionatin Botëror të vitit 2010 gjatë xhirimit të videoklipit të këngës “Waka Waka (This Time for Africa)”.

Që atëherë, edhe pse nuk janë martuar kurrë zyrtarisht, ata kanë nisur familje dhe janë prindër të dy fëmijëve, Milan dhe Sasha.

Të ngjashme