ShowBiz
Shakira dhe Drake në një romancë?
Demokracia
23:00 | 14 Gusht 2023

Share:

Shakira dhe Drake ndezën thashethemet për romancë pasi u larguan në mënyrë diskrete duke lënë të njëjtën festë në orët e mëngjesit të së dielës në West Hollywood të Kalifornisë.

Pas një nate vonë, një dëshmitar zbuloi për DailyMail se ylli 46-vjeçar dhe reperi kanadez u panë të dy duke u larguar brenda minutave nga njëri-tjetri në orën 3:25 të mëngjesit’.

Shakira, nënë e dy fëmijëve u nda nga partneri i saj Gerard Pique pas 11 vitesh së bashku vitin e kaluar. Dalja e tyre së bashku vjen vetëm disa ditë pasi një burim ka zbuluar se ajo dhe Leëis Hamilton, janë ‘më shumë se miq’ pas një udhëtimi ‘të fshehtë’ në Ibiza.

Raportet në një gazetë katalanase pohuan se dyshja po përparonin me marrëdhënien e tyre.

Gjatë muajve të fundit, ajo dhe Hamilton, 38 vjeç, u panë në një jaht me miqtë muajin e kaluar, si dhe takime në Çmimin e Madh të Britanisë dhe në një klub nate së bashku.

Të ngjashme