Sport
Sfida “jetike” e Portugalisë dhe Maqedonisë së Veriut, Ronaldo ka disa fjalë për Enis Bardhin me shokë
Demokracia
15:43 | 28 Mars 2022

Share:

Skuadra e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka përgatitur një sensacion me fitoren ndaj Italisë në ndeshjen gjysmëfinale të kualifikimeve për Botërorin, ndërsa në finale të “Play-Off”-it do të luajë kundër përzgjedhjes së Portugalisë.

Para kësaj ndeshje, një nga futbollistët më të mirë të ditës së sotme, Cristiano Ronaldo, para këtij dueli ka theksuar se maqedonasit e meritojnë një vend në finale, përcjell Demokracia.com.

“Kemi shumë vetëbesim, donim të luanim këtë finale. Për ne është një lojë e jetës. Ne vlerësojmë mbështetjen e pakushtëzuar në ndeshjen e mëparshme. Do të doja që nesër të këndohej himni pa muzikë. Nëse do të jenë si të enjten, jam i sigurt se do të fitojmë”, theksoi Ronaldo dhe shtoi:

“Presioni është gjithmonë aty. Ne vërtet donim ta luanim këtë lojë. Do të jetë shumë e vështirë. Nëse Maqedonia është këtu, është sepse e meriton. Maqedonasit janë shumë të organizuar, por nëse jemi në nivelin tonë më të mirë, mund të mposhtim çdo ekip në botë”. /Demokracia.com/

Të ngjashme