Lajme
Seria vajtuese | Kurti vazhdon t’i “lutet” Vuçiqit që ta nënshkruajnë së bashku Zajednicën
Demokracia
21:12 | 14 Nëntor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon t’i lutet presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që ta nënshkruajë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. 

Dje në Vjenë, duke folur për takimin e tij me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron, ku është pajtuar t’i nënshkruajë si pako marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe draftin për Asociacionin, Kurti i tregoi kushtet që i vendosi edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të cilat tha s’e e shqetësojnë, shkruan Demokracia.com.

Sipas Kurtit, paradoksi është se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje në Ohër dhe Bruksel, por problemi është se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë po për të mos nënshkruar.

“E tash i bie pishman edhe që ka thënë po, ka thënë po në koncept e jo në përmbajtje. E pastaj e kemi edhe aneksin zbatues që ka 12 pika, por së voni kemi pasur edhe një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që është sjellë nga pesëshja e të dërguarve specialë për të cilin i kam dhënë kritikat e mia”, tha Kurti.

Ai u ankua se për nënshkrimin e marrëveshjes, Vuçiq ka kërkuar që të nënshkruhet në dy dokumente të ndara dhe që ai do të nënshkruajë me Bashkimin Evropian.

“Në takimin me kancelarin gjerman dhe presidentin e Francës, ata theksuan urgjencën e zgjedhjes së kësaj çështje dhe thash përkundër kritikave që kam ndaj draftit për Asociacionin, që është më i mirë sesa ai i 2013 apo 2015, edhe pse nuk është aq i mirë sa do ta shkruaja unë vetë ose sa do të dëshiroja, thash po e nënshkruajmë sonte marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe këtë draft në një pako dhe i kërkova kancelarit gjerman dhe presidentit të Francës, statusin e kandidaturës dhe partneritetin e paqes, por presidenti Vuçiq, pasi pati takim me të njëjtit njerëz, tha se nuk mund ta nënshkruajë në të njëjtën letër me kryeministrin Kurti. Duhet t’i kemi dy dokumente të ndara, unë nënshkruaj me BE-në. Serbia nënshkruan me BE-në. Unë nuk kam konflikt me BE-në, a do të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë, sigurisht që duhet ta nënshkruajë, këtë e ka bërë edhe me paraardhësit e mi, Thaçi dhe Mustafa dhe unë me kryeministren Bërnabiq kam nënshkruar. Pra, nuk është që nuk ka precedent të nënshkruajmë dhe ta zbatojmë, por pastaj përkundër refuzimit tradicional për të nënshkruar, ai kërkoi edhe një letër anësore që do t’i dërgoheshin ndërmjetësve, ku thuhej se Serbia nuk do ta njeh kurrë Kosovën, nuk do të ketë ulëse në OKB për Kosovën, sikur të varej nga ai kjo dhe e treta nuk ka respektim të integritetit territorial dhe kjo më brengos, kjo është gjë e re, kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes bazë”, tha Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme