Lajme
Serbia voton nesër, Seferi: Vuçiq është favorit, fushata ishte e qetë
Demokracia
20:42 | 02 Prill 2022

Share:

Të dielën do të votohet në Serbi në zgjedhjet parlamentare si dhe ato presidenciale.

Gazetari shqiptar, Idro Seferi, nga Beogradi thotë se interesimi do të jetë më i madh se herëve të tjera edhe për shkakun se pas dy vjetësh opozita serbe është përfshirë në një proces zgjedhor.

“Janë 6.5 milionë votues që nesër do t’u drejtohen kutive të votimit. Fushata ka qenë e qetë edhe pse është ndikuar nga lufta në Ukrainë. Ka pasë debate dhe garë në mes të partive”, është shprehur Seferi për Klan Kosova.

“Fitues nga të gjitha hulumtimet del se do të jetë Aleksandër Vuçiq”.

Ai ka shtuar serbët e Kosovës do të mund të votojnë në Bujanoc dhe Rashkë si dy pikat më të afërta që janë caktuar për ta.

Të ngjashme