Lajme
“Serbia në BE 100% e kushtëzuar me Kosovën në OKB”: Selimi del me një konstatim interesant
Demokracia
10:35 | 19 Dhjetor 2023

Share:

Rruga e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është tash “njëqind për qind e kushtëzuar” me rrugën e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, beson ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi.

Kështu ka shkruar ai në një postim në “X” ku ka komentuar rreth Marrëveshjes Bazike, të cilën e ka vlerësuar prej në fillim si ujdi të arritur “me mungesë ambicie” dhe “mungesë të plotë të besimit nga të gjitha palët”.

Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë ishte befasisht e dobët, e kushtëzuar nga një mungesë ambicie dhe një mungesë të plotë në të gjitha anët. Por, me të vërtetë siguron të drejtën sovrane të Kosovës për t’u bashkuar në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tash, rruga e Serbisë drejt BE-së është 100% e kushtëzuar me rrugën e Kosovës në OKB”, ka shkruar Selimi.

Të ngjashme