Lajme
Serbia me më së shumti rezerva të arit në Ballkan
Demokracia
09:32 | 11 Korrik 2022

Share:

Serbia është lidere në rajon sa i përket rezervave të arit.

Kështu thotë një raport i Këshillit Botëror të arit.

Sipas këtij raporti shteti serb i ka 38.1 tonë shufra të arit, të deponuara në Bankën Popullore.

Pas Serbisë, gjendet Maqedonia e Veriut me 6.9 tonë ari, Sllovenia 3.2 tonë, Bosnja dhe Hercegovina 3 tonë, Mali i Zi 1.09 ton.

Nga shtetet Kroacia nuk ka rezerva, shkruan Euronews Serbia.

Serbia ka dy herë më shumë ar se dhjetë vjet më parë, ndërsa vlera e rezervave në këtë metal të çmuar është trefishuar në atë periudhë.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Serbisë, në kasafortat e tyre ruhen 38,1 ton ar, ndërsa në vitin 2012 ishin 15,3 ton.

Banka Popullore e Serbisë që nga fillimi i vitit ka blerë 852 kilogramë ar.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka rezerva të arit.

Të ngjashme