Lajme
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se vodhi një motoçikletë
Demokracia
20:11 | 15 Maj 2024

Share:

Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Ferizaj, pasi dyshohet se ka vjedhur një motoçikletë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari që nga muaji mars i këtij viti, kishte kryer edhe 12 vjedhje tjera nëpër disa rrugë të Ferizajt, ku kryesisht kishte vjedhur goma dhe bandazhe të rrotave për makina.

“Hetuesit policorë nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë ndërrmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe pas një pune intensive në terren në kërkim të personit të dyshuar kanë arritur që të sigurojnë informacione dhe të identifikojnë të dyshuarin H.B (M/K) i moshës 36-vjeçar, i cili dyshohet që veç vjedhjes së motoçikletës, nga muaji mars i vitit 2024 kishte kryer edhe 12 vjedhje tjera nëpër disa rrugë të Ferizajt, kryesisht kishte vjedhur  goma dhe bandazhe të rrotave për makina”.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues,  në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se i ka kryer vjedhjet. Me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet tutje në komunikatën për media.

Të ngjashme