Lajme
Serbia i ka bllokuar në kufi edhe shqiptarët e Luginës, disa po merren në pyetje
Demokracia
15:36 | 17 Prill 2024

Share:

foto ilustrim

Qytetarët shqiptarë nga Lugina po ndalohen nga policia serbe në kufirin me Kosovën.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari shqiptar nga Lugina e Preshevës, Agon Islami, i cili tha se në bazë të informatave që ka, disa prej shqiptarëve po merren në pyetje nga policia serbe.

“Qytetarët shqiptarë nga Lugina po ndalohen nga policia serbe në kufirin me Kosovën. Me disa me të cilët kam biseduar më kanë thënë se familjarët e tyre janë bllokuar në kufi. Disa nga ta po veçohen dhe po merren në pyetje nga policia serbe”, tha ai për klankosova.

Mijëra qytetarë të tjerë nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin Serbi – Kroaci, ku autoritetet serbe s’po ua lejojnë lirinë e lëvizjes.

Disa prej tyre po mbahen të bllokuar që nga ora 22:00 e natës së mbrëmshme.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një reagimi ka njoftuar se përpos në kufirin Serbi-Kroaci, kosovarët janë bllokuar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë si dhe te Dheu i Bardhë.

Të ngjashme