Lajme
Serbia e quan “korrigjim të padrejtësisë” liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me ‘pasaporta speciale’
Demokracia
16:26 | 23 Prill 2024

Share:

Pas votimit masiv në Parlamentin Evropian në favor të liberalizimit të vizave për serbët e Kosovës që janë të pajisur me pasaporta ‘speciale’ të Serbisë, Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se “është korrigjim i një padrejtësie 10 vjeçare ndaj tyre”, siç e citoi Kosovo-Online.

“Nuk mund të thuhet se qytetarët tanë që kanë mbetur të jetojnë në Kosovë sepse nuk kanë dalë nga Kosova dhe nuk kanë marrë dokumente ilegale të Kosovës sepse çështja e statusit absolutisht nuk është e njohur ndërkombëtarisht. Në këtë aspekt, kjo është korrigjimi i një padrejtësie që ka dhjetë vjet, sepse qytetarët tanë që kishin pasaporta të lëshuara nga Administrata Koordinuese për Kosovë nuk kishin të drejtë për liberalizim të vizave, siç kishin qytetarët e tjerë të Serbisë”, thotë Daaçiq.

Të ngjashme