Lajme
Serbët lokalë me peticion për largimin e njësive speciale të Policisë nga veriu
Demokracia
12:22 | 18 Prill 2023

Share:

Lista Serbe ka vendosur disa kushte për kthimin në institucionet e Republikës së Kosovës. Një prej tyre, përveç fillimit të themelimit të Asociacionit, është edhe largimi i njësive speciale të Policisë së Kosovës nga komunat veriore.

Për këtë gjë, në këto komuna tashmë kanë filluar edhe mbledhje të nënshkrimeve.

Siç raportojnë mediat serbe, diku më shumë se 300 qytetarë janë nënshkruar.

Kjo nismë e serbëve për largimin e njësive speciale ka ardhur pas plagosjes së Milan Jovanovicit.

Të ngjashme