Lajme
Serbët bllokojnë rrugët në disa pjesë të veriut: Ky është ish-polici serb i arrestuar
Demokracia
15:20 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Policia e Kosovës, raportohet se e ka arrestuar një ish-polic serb. Arrestimi është kryer afër pikës kufitare në Jarinje.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Kjo ka indinjuar serbët e tjerë, të cilët kanë bllokuar rrugën në Rudarë afër Zveçanit, dhe në Leposaviq.

Në Mitrovicën e Veriut janë lëshuar edhe alarmat e njohur si “uzbuna”.

Në Rudarë janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë, raporton Evropa e Lirë.

Të ngjashme