Lajme
Senatorja amerikane pas vizitës në Ballkan: Ndikimi malinj rus është prezent në gjithë gadishullin
Demokracia
12:00 | 27 Prill 2022

Share:

Reporteri i sigurisë kombëtare dhe çështjeve globale për njësinë hetimore të NBC, Dan De Luce ka komentuar vizitën e senatores amerikane nga New Hampshir, Jeanne Shaheen, në Kosovë, Bosnjë dhe Serbi.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se pas kthimit nga vizita në Ballkan senatorja Jeanne Shaheen ka paralajmëruar se ndikimi rus është prezent në gjithë gadishullin.

Sipas tij, Shaheen e ka përshkruar si shqetësuese situatën në Bosnjë.

“Senatorja Shaheen e sapo kthyer nga një udhëtim në Serbi, Bosnjë dhe Kosovë, paralajmëron në dëgjimin e SFRC-së se gjurmët e gishtave të Putinit të ‘ndikimit malinj’ janë në të gjithë Ballkanin. Përshkruan një ‘situatë shqetësuese sigurie’ në Bosnjë”, tha ai.

Të ngjashme