Lajme
Selmanaj: Skenari i kishës serbe do të aplikohet në Kosovë përmes Kurtit, sikur në Mal të Zi nga Abazoviqi
Demokracia
19:18 | 28 Shkurt 2023

Share:

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka komentuar tekstin e publikuar nga BE-ja si plan për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky propozim ka gjithsej 11 nene, teksa ligjvënësi opozitar është ndalur te paragrafi i dytë i nenit të shtatë.

“Paragrafi 2 i nenit 7 të Marrëveshjes parasheh: “Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane””.

Kështu, Selmanaj pyeti se p”ër çfarë zyrtarizimi po flasim?”.

“Për çfarë statusi të Kishës? Eksterritorialitet?!!!”, ishin pyetjet e Selmanajt, teksa në fund ka shprehur dyshimet e tij.

“Me shumë gjasë skenari i Kishës Ortodokse të Serbisë i cili u firmos me Malin e Zi përmes Dritan Abazoviqit, do të aplikohet edhe në Kosovë përmes Albin Kurtit”, shtoi ai.

Të ngjashme