Lajme
Selimi thotë se VV-ja po mbjell përçarje në votën shqiptare në Maqedoni: Po i përdor të gjitha forcat për të ndërhyrë
Demokracia
10:55 | 06 Shkurt 2024

Share:

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po përdor gjithë forcën e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Selimi përmes një shkrimi në Twitter ku ka shpërndarë një tekst të Nacionales ka thënë se VV-ja po mbjellë përçarje brenda votës shqiptare.

“Partia qeverisëse e Kosovës tani po përdor të gjitha forcat, këshilltarët, mediat e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, kryesisht duke mbjellë përçarje brenda votës shqiptare. Një aktivist i ekstremit të majtë të VV-së sot shkruan sërish se si të zbërthehet pozita e Ali Ahmetit.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, të martën Enis Sulstarova, aktivist i VV-së nga Shqipëria, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Më saktë, zhvillimet politike në kampin shqiptar.

“Te gjithe kunder BDI. Kjo eshte mire, por nuk mjafton. Hapi tjeter eshte artikulimi i gabimeve te BDI, çfare mund te bente dhe s’ka bere ne dy dekada ne pushtet. Hapi i trete: shpjegimi pse secila nga partite qe ka bashkeqeverisur me BDI kete radhe nuk ka pranuar bashkepunimin e metejshem me te. Ne fund, nje program unifikues i partive, si nje platforme politike per shqiptaret ne MV. Keshtu besoj se mobilizohet vota masive per ndryshimin.” – shkroi ai.

Të ngjashme