Lajme
Selimi shkruan për sharjet e liderëve serbë e shqiptarë dhe zgjedhjet: Tash fokusi do të zhvendoset te Asociacioni
Demokracia
16:17 | 23 Prill 2023

Share:

Ish-zv. ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka bërë një varg postimesh në Twitter në lidhje me zgjedhjet në katër komunat veriroe me shumicë serbe.

Selimi ka treguar disa fakte në lidhje me zgjedhjet e sotme, duke treguar ndër tjerash edhe për pjesëmarrjen e ulët të serbëve në këto zgjedhje.

“Qeveria dhe mediat serbe hapur kanë kërcënuar çdo serb të Kosovës që do të guxonte të merrte pjesë,” – është shprehur z. Selimi.

Ai ka treguar më pas kronologjinë e ardhjes deri te zgjedhjet, përfshirë dorëheqjet e orkestruara të kryetarëve dhe këshilltarëve komunalë në këto komuna pas tensioneve për çështjen e targave ilegale.

“Kjo çështje (disi) është zgjidhur por tash serbët kanë ndërruar qëllimet e tyre: tash duan Asociacion para çfarëdo zgjedhjesh.” – shprehet ai.

Ai ka treguar edhe për retorikën e urrejtjes që po përdoret këto kohë.

“Prej të premtes, Vuçiqi dhe miqtë e tij i kanë quajtur liderët kosovarë “Gauleiter” (titull nazist”, që është reminishent i gjuhës së përdorur nga Putini ndaj ukrainasve. Presidenca e Kosovës e ka quajtur Vuçiqin “kokëkrisur” ndërsa i dërguari i Serbisë për dialog e ka quajtur Kurtin “plehër”.

Selimi ka paralajmëruar se tash fokusi do të zhvendoset menjëherë te Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Postimet:

Të ngjashme