Lajme
Selimi propozon një raportues special të Keshillit te Europes për Banjsken
Demokracia
10:32 | 05 Tetor 2023

Share:

Ish-kryediplomati, Petrit Selimi ka thënë sot se Serbia me Kushtetutë e ka të ndaluar ekstradimin në shtetet e treta të të akuzuarve, siç po kërkon Kosova ekstradimin e pjesëmarrësve në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, shkruan Gazeta Express.

Selimi tha se Kosova duhet që ta ketë fokusin tek instrumentet ligjore dhe politike që e identifikojnë Beogradin si fajtor të organizmit të sulmit.

“Po përsëris edhe shqip: vajtimet dhe ankesat nuk sjellin rezultat ndryshe nga e kaluara. Kërkesat post-Banjskë duhet konkretizuar: ne mes tjerash mund të kërkohet raporter special të KE per sulmin terrorist, rrethanat dhe aktoret e involvuar. Një dikmarti të fokusuar në Serbinë”, ka shkruar ai.

“Kushtetuta e Serbise e ndalon ekstradimin ne shtete te treta te akuzuarve (pos Tribunaleve per krime lufte). Fokusi duhet te jete ne instrumentet ligjore dhe politike qe identifikojne qarte fajtorin (Beogradin). Kosova ka shume deputete miq te perdoret veglëria multilaterale”, tha tutje Selimi. /Express/

 

Të ngjashme