Lajme
Selimi: Prishtina nuk është e bukur, ka përjetuar zhvillim jo të rregullt
Demokracia
15:14 | 03 Shkurt 2024

Share:

Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimin urban të Prishtinës.

Sipas Selimit, i cili shkroi një shkrim në rrjetin social “X”, Prishtina, kryeqendra e Kosovës, nuk është e bukur.

Ai ka treguar arsyet se pse mendon një gjë të tille, duke shkruar se Prishtina “ka përjetuar zhvillim jo të rregullt”.

“Ndryshe: Prishtina nuk është e bukur. Ajo ka përjetuar zhvillim jo të rregullt, zgjidhje urbane të lindura më tepër nga procese pragmatike se të planifikuara. Migrimi i brendshëm i pasluftës, ndryshimet e shpejta në strukturat familjare, paraqitja e kredive afatgjata e të tjera krijuan presione të pamasë.” – shkroi ai.

Të ngjashme