Lajme
Selimi: Politikat e Kosovës në veri janë shndërruar në seri vrapimesh drejt kurtheve të Vuçiqit
Demokracia
14:44 | 18 Maj 2023

Share:

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka thënë se Kosova ka vrapuar drejt kurtheve të ngritura nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në veri.

Selimi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se këto “vrapime” kanë qenë me vrull të pashpjegueshëm.

Ai ka shprehur shqetësimin se edhe një tjetër veprim është afër.

Postimi i plotë:

Politikat e Kosovës në veri të vendit tonë janë shndërruar në një seri vrapimesh të vazhdueshme, të qëllimshme, me vrull të pashpjegueshëm, drejt kurth pas kurthit të ngritur nga Vuçiq. Nuk na ka munguar asnjë. Dhe ne jemi duke vrapuar drejt tjetrit, frikësohem, është afër.

Të ngjashme