Lajme
Selimi për Specialen: Gjykimet fillojnë tani, por “vjeljet e organeve” s’u gjetën kurrë
Demokracia
16:52 | 01 Prill 2023

Share:

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi ka përmendur se Kosova ishte nën presion nga Perëndimi për të formuar Gjykatën Sepciale, për të trajtuar akuzat e Dick Martyt.

Ai në një shkrim në Twitter, ku e ka ripostuar edhe atë që e publikoi më herët kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se lidershipi Kosovar ka qëndruar dy vite në paraburgim.

Ai tutje ka thënë: “Gjykimet fillojnë tani, por asnjë “vjelje organesh” nuk u gjet kurrë”.

Selimi shkroi rreth Gjykatës Speciale edhe para disa ditësh, duke renditur disa fakte tronditëse për këtë institucion.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë lajmin e “Reuters” ku njoftohet se pritet të fillojë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke përfshirë këtu edhe ish-presidentit Hashim Thaçi.

Rama në llogarinë e tij në Twitter ka shtruar një pyetje, duke thënë se “a duhet të konsiderohen kriminelë ata që e udhëheqin popullin drejt lirisë?”.

Ai tutje ka cituar edhe fjalët e presidentit amerikan, Joe Biden për ish-presidentin Thaçi.

“Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Ëashington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”,  ka shkruar Rama.

Të ngjashme