Lajme
Selimi pas komenteve të Kurtit për liderët e Italisë: Pse duhet të përzihet në politikën e fqinjëve?
Demokracia
16:13 | 03 Mars 2024

Share:

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar pas intervistës së kryeministrit, Albin Kurti, ku komentonte kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni dhe zëvendësin e saj, Matteo Salvini.

Ai ka thënë se Kurti që 10 ditë nuk është në Kosovë teksa gjen kohë që të komentojë liderët italian.

Kryeministri i Kosovës nuk ka qenë në Kosovë për 10 ditë rresht. Por ai gjeti kohë për të dhënë një intervistë në Itali, ku komenton liderët italianë, se si ai “dikur mendonte se Meloni është një fashist” dhe “Salvini është një shok i Putinit”. Pse? Pse duhet të përzihet Kurti në politikën e fqinjëve?” – ka shkruar në rrjetin social “X”.

Kurti ka thënë se ishte skepik për përzgjedhjen e Melonit si kryeministre e Italisë, për shkak të kaluarës së saj, që sipas Kurtit, lidhet me fashizimin.

Mirëpo, Kurti ka thënë se pasi Meloni filloi punën si kryeministre, ka vërejtur se ajo ka marrëdhënie të shkëlqyera me partnerët ndërkombëtarë si dhe mbështetja ndaj Ukrainës ka qenë e palëkundur.

Ndërkaq, për Salvinin, Kurti ka thënë se ai ka marrëdhënie me presidentin rus, Vladimir Putin.

Duhet të jem i sinqertë. Në të kaluarën e konsideroja Giorgia Melonin të lidhur me të kaluarën e saj të djathtë, me fashizmin. Që kur u bë kryeministre kam vënë re marrëdhëniet e saj të shkëlqyera me Bidenin dhe SHBA-në, mbështetjen e palëkundur për Ukrainën. Jo kështu për Salvinin që ka marrëdhënie me Putinin.” – citohet të ketë thënë Kurti në këtë intervistë.

Të ngjashme