Lajme
Selimi pas deklaratës së QUINT-it: Po e kushtëzojnë anëtarësimin në KE me Manastirin e Deçanit
Demokracia
13:33 | 20 Maj 2022

Share:

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, thotë se reagimi i serishëm i QUINT-it për qeverinë e Kosovës që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit është parakusht për integrim në Këshillin e Evropës, NATO dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë.

Kryeshefi ekzekutiv i MCC-së në Kosovë thotë se QUINT-i ka dërguar mesazh të fortë që është kërkesë e kahmotshme e tyre.

“Mënyra se si po e lexoj, dhe më besoni është e vetmja mënyrë për ta lexuar – aleatët tonë kyçë dhe të pazëvendësueshëm po thonë se zbatimi i vendimit përfundimtar të gjykatës së vitit 2016 për manastirin e Deçanit është “parakusht” për integrim në Këshillin e Evropës, NATO, etj. Një mesazh i fortë por që është kërkesë e kahmotshme”, ka shkruar Selimi.

Shtetet e QUINT’it me një deklaratë të përbashkët i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me tokën e Manastirit të Deçanit.

“Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar”, thuhet në reagimin e tyre.

QUINT i kërkon Qeverisë zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

Të ngjashme