Lajme
Selimi e cilëson antikushtetues konkursin e Doganës: S’mund të aplikoni nëse jeni mbi 30 vjeç
Demokracia
14:57 | 09 Mars 2024

Share:

Ish-kryediplomati Petrit Selimi e ka cilësuar si diskriminues, jo ligjor, dhe antikushtetues konkursin e Doganës së Kosovës për vende pune si doganierë.

Kjo pas raportimeve se mosha është vendosur si kriter në këtë konkurs.

Siç u raportua, nuk mund të aplikoni nëse jeni mbi 30 vjeç.

“Ministria e Financave / Dogana e Kosovës gao vende pune për doganierë dhe vendos moshën si kriter. Ju nuk mund të aplikoni as nëse jeni mbi 30 vjeç. Kjo është sigurisht diskriminuese, e paligjshme, antikushtetuese.” – ka thënë Selimi në një postim në Twitter.

Të ngjashme