Lajme
Policia shpall ‘skenë krimi’ selinë e Partisë Demokratike
Demokracia
14:00 | 08 Janar 2022

Share:

Protestuesit e thirrur nga ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ia kanë dalë sot që të thyejnë derën e Partisë Demokratike dhe të depërtojnë brenda zyrave të saj.

Deri më tani raportohet për disa të plagosur, ndërsa është hedhur edhe gaz lotsjellës, përcjell Demokracia.com.

Policia ka shpallur skenë krimin godinën e Partisë Demokratike duke vendosur shiritat e verdhë në ambientet e jashtme të saj.

Pas ndërhyrjes së policisë, janë larguar protestuesit të cilët janë drejtuar drejt kryeministrisë të prirë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Lidhur me ndërhyrjen, ka reaguar edhe ky i fundit.

“Policia po bën detyrat e Edi Ramës“, tha Berisha.

Ndërkaq, Policia e Shtetit ka konfirmuar se është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë, derisa u kë bërë thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës./Demokracia.com/

 

Të ngjashme