Lajme
Sekuestrohen qindra pako me cigare në Portin e Durrësit, arrestohet 50-vjeçari nga Kosova
Demokracia
17:25 | 30 Dhjetor 2022

Share:

Një 50-vjeçar me shtetësi kosovare u arrestua në Portin e Durrësit, pasi në automjetin që drejtonte, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare të kontrabanduara.

Policia e Shtetit informoi se 50-vjeçari është banues në Francë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme