Sport
Seksi jashtë martesor i ndaluar në Kupën e Botës, dënim deri në shtatë vjet me burg
Demokracia
16:14 | 21 Qershor 2022

Share:

Kupa e Botës në Katar do të jetë paksa e pazakontë për tifozët pasi luhet në dimër shkaku i vapës, andaj ka një mori rregullash që duhet të ndiqen me kujdes.

Një nga rregullat është se seksi jashtë martesor është i ndaluar dhe ata që e thyejnë këtë rregull përballen me shtatë vjet burg.

FIFA ka paralajmëruar se rregullorja vlen për të gjithë tifozët, pavarësisht se nga cili shtet vijnë.

“Seksi është i ndaluar nëse nuk jeni të martuar. Natyrisht, nuk do të ketë seks për një natë. Nuk do të ketë as argëtim. Të gjithë duhet ta mendoni këtë dhe duhet të jeni të sjellshëm nëse nuk doni të përfundoni në burg”, i tha një burg gazetës “Daily Star”.

Qeveria britanike poashtu ka paralajmëruar qytetarët se seksi jashtë martesor është i paligjshëm në Katar dhe se dënimi për këtë është deri në shtatë vjet burg. /Demokracia.com

Të ngjashme