Lajme
“Sekser i kompanisë serbe”, e quan Memli Krasniqi ambasadorin Martin Berishaj
Demokracia
22:00 | 17 Maj 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar skandalin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Në Kosovë nuk ka pasur skandal më të madh sesa rasti i Martin Berishajt”.

Kështu vlerëson kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas publikimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është i përfshirë në një rast të shpëlarjes së parave.

“Vetëm fshehja e pasurisë së tij është e mjaftueshme për shkarkimin e tij. Ka shumë ka shumë pikëpyetje si është marrë nënshtetësia, a është bërë verifikimi tij nga Agjencia për Inteligjencë. Ai po del se është edhe sekser i GEN-I-t serb”, është shprehur Krasniqi në Klan Kosova.

“Është e pabesueshme t’i dilet në mbrojtje se me çfarë sigurie dalin dhe bëhen avokatë ambasadorit, presidentja, kryeministri, ministrja. 600 mijë euro për çfarë shërbime, edhe të jetë ambasador edhe i angazhuar në profesione tjera. Kurrë në jetë nuk e kam ditur që ai merret me ndërmjetësim të blerjes së energjisë”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: 

Martin Berishajn ia “lanë” drejtësisë, por gjyqësorit i bëjnë presion për deputeten Jetmire Vrenezi

Të ngjashme