Lifestyle
Sekreti i lëkurës së pa të metë të Jennifer Lopez është një përbërës që e kemi të gjithë në kuzhinë
Demokracia
18:06 | 19 Shkurt 2021

Share:

Janë të pakta figurat e famshme gra, të cilat kanë arritur të ruajnë një pamje të re dhe të freskët, pa operacione plastike.

Ndonëse është vështirë të besohet që pamja e Jennifer, nuk ka të bëj me ndërhyrje plastike apo botox, këngëtarja vazhdimisht e ka mohuar këtë fakt dhe ne deri më tani nuk kemi arsye të mos i besojmë, transmeton Demokracia.com

Në një intervistë të fundit, këngëtarja ka thënë së për pamjen e saj rinore i detyrohet vajit të ullirit.

Ajo ka treguar që prej moshës 23 vjeçare, mjekë të ndryshëm janë përpjekur të ia mbushin mendjen të bëj botox, por ajo kurr nuk e ka pranuar si mundësi, duke insistuar ta ruajë natyralitetin.

“Nuk e di çfarë do të ndodhte me mua po të pranoja në atë kohë, të bëja operacione dhe mendoj që fytyra ime do të deformohej”, ka thënë ajo.

Mëgjithatë fansat janë mosbesuas, duke ironizuar se duhet të ketë qenë një vaj i nivelit super hero”.

Sidoqoftë, pavarësisht nëse i besojmë Jennifer apo jo, vlerat e e vajit të ullirit janë provuar nga shumë studime.

Vaji i ullirit përmban antioksidantë, për të cilin disa njerëz pohojnë se ndihmon në zvogëlimin e shfaqjes së vijave të imëta dhe rrudhave. Nëse shoqërohet me masazh të përditshëm, ka treguar rezultate të vërejtshme./Demokracia.com

 

Të ngjashme
Lifestyle • 28 Prill 2024