Lajme
Sekretari Blinken: Dekreti i Putinit sulm i pastër mbi sovranitetin e Ukrainës
Demokracia
00:02 | 22 Shkurt 2022

Share:

Seketari amerikan i shtetit Antony Blinken ka vlerësuar se dekreti i Kremlinit për të njohur pavarësinë e rajoneve separatiste të Ukrainës, asaj të Donetskut dhe Luhanskut, është një sulmi i pastër mbi sovranitetin e Ukrainës.

Me dekretin e nënshkruar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, forcat e armatosura ruse do të dërgohen për të “ruajtur paqen” në Donetsk e Luhansk.

“Dekreti i Kremlinit paraqet një refuzim të plotë të angazhimeve të Rusisë me marrëveshjet e Minskut dhe një sulm të pastër në sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial”, ka thënë Blinken, raporton BBC.

VIDEO| Putini nis edhe zyrtarisht pushtimin e Ukrainës, ushtria ruse futet në rajonet separatiste

Blinken ka shtuar se shtetet kanë detyrë të mos njohin një “shtet” të ri të krijuar nëpërmjet kërcënimit apo përdorimit të forcës.

Ai ka thënë se lëvizja e fundit e Putinit është një mosrespekt flagrant i të drejtës ndërkombëtare dhe normave.

Ai ka thënë se duhet një reagim i shpejt dhe i qartë, dhe se do të marrë SHBA-ja të gjitha hapat në koordinim me partnerët.

Ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, që e ka quajtur vendimin e Rusisë si shkelje të pastër e të drejtës ndërkombëtare.

Ndërsa po ashtu edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka qenë kritik.

Macron ka kërkuar për një takim emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

HISTORIA E TYRE| Këto janë dy republikat separatiste që sot i njohu Putini

Të ngjashme