Lajme
Sejdiu për Qeverinë Kurti: Totalisht animike në mirëqenie e zhvillim, pa ide e pa plan
Demokracia
23:02 | 10 Shkurt 2022

Share:

Përderisa njëvjetori i zgjedhjeve qendrore në Kosovë po ofron, u diskutua për arritjet dhe të metat e qeverisë Kurti 2.

Analisti Dardan Sejdiu, duke folur për rritjen e ekonomisë për 7 përqind në vitin 2021, tha se e vetmja arsye për këtë janë remitencat.

“Për një vit unë e shoh një qeveri totalisht animike në mirëqenie e zhvillim, totalisht pa ide e pa plan, nuk ka asnjë vendim që tregon se struktura ekonomike do të ndërrojë, apo që mënyra e të menduarit për zhvillim do të ndërrojë”, tha Sejdiu.

“Janë 400 milionë euro në bilanca bankar në fund të vitit 2021, qeveria është kursimtare në kohën kur duhet me kthy besim në ekonomi, dhe këtë besim e kryejnë mërgimtarët me remitanca”, u shpreh tutje ai.

“Nuk mund të pritet nga ata që për një vit të shndërrojnë këtë vend në diçka jashtëzakonisht më mirë që ka qenë para një viti, Por pritet që temat kryesore për të cilat ka qëndruar me vit të jenë prioritet”.

Sejdiu po ashtu vuri në pikëpyetje se a ka ndonjë përparim në fushat e arsimit, shëndetësisë e ekonomisë.

“Si është përmirësuar jeta e qytetarit, përveç numrit më të madh të policëve në qytet?”, tha ai.

“Nuk duhet me u krahasu kjo qeveri me asnjë qeveri, ti krahasohesh në fushatë, kur kryhet fushata ti ke përgjegjësi me qeveris, dhe nuk mbahet qeveria me ankesa, arsyetime dhe akuza”, përfundoi Sejdiu.

Të ngjashme