Lajme
Seferi: Mobilizimi i ushtrisë së Serbisë tregon se situata është serioze
Demokracia
18:42 | 01 Nëntor 2022

Share:

Gazetari nga Beogradi, Idro Seferi, ka thënë gatishmëria e ushtrisë në Serbi tregon se situata është mjaftë serioze, sesa që shihet nga jashtë.

Seferi tregoi se vet fakti që ministri i ri i Mbrojtjes së Serbisë, ka shkuar për të vizituar ushtrinë, tregon se mund të ketë mobilizim më të madh.

“Ajo që pash dhe lexova nga ministria e brendshme e Serbisë, ka pasur një lëvizje në termin ushtarak, një rishikim i gjendjes së brendshme të forcave të Serbisë dhe kazermave. Fakti që ka shkuar ministri për të parë gatishmërinë e ushtrisë, tregon faktin që ka gatishmëri në përgjithësi, edhe pse ka pasur deklarata që kanë lidhur ngjarjet në Kosovë dhe gatishmërinë e ushtrisë atje, për shkak se siç thuhet autoriteteve në Kosovë nuk iu besohet, nëse do të futen më shumë në veri, apo nëse do të ketë incident më të madh”, ka thënë Seferi në InfoMagazine në Klan Kosova.

Seferi shtoi duke thënë se duhet të pritet ndonjë reagim edhe nga ndërkombëtarët në lidhje me këtë çështje.

“Është ngritur në një nivel të lartë, kur bëhet fjalë për dronë ushtarak, apo avionë ushtarakë MIG-29, atëherë situata me këtë deklarime është mjaftë serioze, se sa që mund të shihet nga jashtë sigurisht se ka një mobilizim të madh për të parë se çfarë ka ndodhur, duhet të pritet të shihet se a ka ndonjë reagim nga ndërkombëtarët”.

Ai përmendi se kjo vjen pikërisht edhe në ditën kur hyn në fuqi vendimi i qeverisë për targat.

“Kjo vjen në ditën kur flasim për targat dhe zbatimin e saj, për qortimin e atyre që kanë akronimin “Km” dhe reagimit që kanë ardhur në lidhje me këtë”.

Të ngjashme