Lajme
Seferi: Masat e fundit të qeverisë kosovare për targat e kanë zbutur situatën në opinionin serb
Demokracia
23:32 | 31 Tetor 2022

Share:

Gazetari në Beograd, Idro Seferi, ka thënë se Serbia vazhdimisht e ka quajtur si të papranueshme zbatimin e marrëveshjes për targat.

Ai ka deklaruar se vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës për targat, për lëshimin e fletëqortimeve dhe jo marrjen e makinave e ka zbutur paska situatën që është pritur të ndodhë, pasi sipas tij, pritej të rriten tensionet dhe të vendosen barrikadat në veri.

“Ajo çfarë ndodhë në veri është një situatë politike dhe nuk i lejon serbët që t’i regjistrojnë targat në RKS. E dimë që ka ndodhur që disa vetura sa janë regjistruar janë djegur në veri dhe nuk dihet se si ka ndodhur kjo. Gjatë ditës së nesërme pritet se cilat do të jenë qëndrimet zyrtare të Serbisë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit për Sigurinë Kombëtare të Serbisë”, ka thënë Seferi.

Seferi ka theksuar situata në opinionin publik në Beograd është zbutur pas masave të fundit të qeverisë kosovare për targat.

“Ka diskutime në media e debate, e gjithë çështja sillet se a duhet bërë një marrëveshje, këtu vërehet se ka një trysni më të madhe rreth asaj se çfarë do të mund të kishte si marrëveshje, dhe në çfarë presionesh është Serbia për ta pranuar pavarësinë e Kosovës apo për të arritur një marrëveshje që mund të ketë modalitete tjera. Vet fakti që nuk do të ketë masa të ashpra gjatë ditës së nesërme e ka zbutur në opinionin në Serbi gjithë situatën të paktën për një kohë”, ka pohuar Seferi.

Të ngjashme