Lajme
“Kërkesa e Escobarit, sinjal se mund të ketë eskalime në veri”
Demokracia
22:36 | 19 Tetor 2022

Share:

Idro Seferi, korrespodenti nga Beogradi, thotë se fakti që i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që vendimin e reciprocitetit për targat, ta shtyjnë për 10 muaj është tregues që mund të ketë eskalime.

“Vetë fakti që Escobar e ka përmendur mundësinë që të shtyhet për një afat 10 mujor zbatimi i marrëveshjes nga ana e Kosovës tregon që duhet të ketë informacione për eskalime të mundshme dhe jo vetëm për faktin që serbët janë kundër, por ka edhe rreziqe tjera për shkak të luftës në Ukrainë e të tjera”.

“Në Serbi në vazhdimësi sidomos gjatë javëve të fundit flitet se si do të jetë 1 nëntori dhe çfarë do të ndodhë me këtë datë”, tha Seferi.

Seferi, në Klan Kosova, tha se për Serbinë çështja e reciprocitetit është e papranueshme, njofton Klankosova.tv.

“Është një çështje shumë e ndjeshme e sigurisë kjo e targave. Në Serbi shihet se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka gabuar që ka pranuar dokumentet e Kosovës dhe tani kjo mënyra se si është paraqitur është se Kosova është duke përgatitur dhunë ndaj serbëve në veri dhe se kjo çështja e targave është e papranueshme për Serbinë”, tha Seferi.

LEXO EDHE: 

Escobar: Kërkuam të shtyhet për 10 muaj vendimi për targat, por s’morëm garanci nga Kurti

Të ngjashme