Lajme
Seanca ndaj Nuredin Lushtakut dhe dy të tjerëve në 15:00, kërkohet paraburgim pas sulmit ndaj policëve
Demokracia
13:40 | 04 Korrik 2022

Share:

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku, është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Demokracia.com ka mësuar se prokurori kujdestar tashmë ka kërkuar masën e paraburgimit për Nuredin Lushtakun, Faton Lushtakun dhe Arif Lushtakun.

“Në ora 15:00 është planifikuar që të mbahet seanca ndaj të treve”, ka bërë të ditur një brenda burim brenda prokurorisë për Demokracia.com.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte lëshuar vendim për ndalimin e Nuredin Lushtakut, por i njëjti është dorëzua vetë në polici.

Nuredin Lushtaku është intervistuar edhe dje, por mbrojtja e tij kishte konfirmuar lirimin pas intervistimit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarit F.L., dhe A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit  F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë”. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Dorëzohet në polici Nuredin Lushtaku

Të ngjashme