Lajme
Së shpejti ‘Pasaporta e Vaksinës’
Demokracia
23:30 | 08 Shkurt 2021

Share:

Një term i ri ka hyrë në fjalorin e qeverive dhe atyre në industrinë e udhëtimeve.

Bëhet fjalë për “Pasaportën e Vaksinës”, e cila në një të ardhme të afërt mund t’ju kërkohet gjatë udhëtimeve. Kjo pasaportë është dokumentacion që vërteton nëse jeni vaksinuar kundër COVID-19, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.com.

“Ka të bëjë me përpjekjen për të digjitalizuar një proces që ndodh tani dhe ta bëjmë atë në diçka që lejon më shumë harmoni dhe lehtësi, duke e bërë më të lehtë për njerëzit të udhëtojnë midis vendeve pa pasur nevojë të tërheqin letra të ndryshme për vende të ndryshme dhe dokumente të ndryshme, në pika të ndryshme kontrolli,” , ka thënë nënkryetari i lartë për aeroportin në  I.A.T.A., Nick Careen.

Një gjë përafërsisht e ngjashme ka ekzistuar dekada më parë, për njerëzit që udhëtonin iu është dashur të vërtetojnë se janë vaksinuar kundër sëmundjeve të tilla si ethet e verdha, rubeola dhe kolera.

Shpesh, pasi vaksinoheshin, udhëtarët merrnin një “karton të verdhë” të nënshkruar dhe të vulosur, të njohur si një Certifikatë Ndërkombëtare e Vaksinimit ose Profilaksisë.

Por një ndryshim i madh midis kartonit të verdhë të viteve të kaluara dhe asaj që po punohet tani është komponenti digjital, dhe vjen me shqetësime të reja rreth privatësisë dhe aksesit.

Megjithatë, “Pasaportat e Vaksinave” nuk duhet të jenë vetëm digjitale, por ato e bëjnë procesin e udhëtimit më të lehë dhe janë më të sigurta.

Agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian gjatë kësaj jave tha se shitjet e rezultateve, testet false me rezultate negative të virusit po bëhen më të përhapura, dhe kjo është një tjetër arsye që industria po përpiqet të zhvillojë këto leje që janë të sigurta.

Sfida, tani është krijimi i një dokumenti ose aplikacioni që është i pranuar në të gjithë botën, që mbron privatësinë dhe është i arritshëm për njerëzit, pavarësisht nga pasuria e tyre ose qasja në telefona të menqur./Demokracia.com/

Të ngjashme