Lajme
“S’e keni lexuar”, Krasniqi e LDK-së ia dhuron Kushtetutën e Kosovës deputetit të VV-së
Demokracia
22:23 | 10 Janar 2024

Share:

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës, ka befasuar me veprimin e saj duke i dhuruar deputetit të VV-së, Alban Bajrami, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke akuzuar partinë e tij për hartimin e ligjeve jokushtetuese.

Derisa Krasniqi ia dhuroi librin e Kushtetues së Kosovës deputetit Bajrami, iu drejtua duke i thënë se “asnjëri nga ju nuk e keni lexuar”.

“Une e di që ju keni master Shkencat Politike, e di që është problem me ditë krejt Kushtetutën e Kosovës, mirëpo je deputet dhe je ardh me votu ligje çka janë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës”, tha më tej deputetja Krasniqi.

Të ngjashme