Lajme
Scholz-Vuçiqit: Vendosi sanksione Rusisë
Demokracia
18:34 | 10 Qershor 2022

Share:

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në konferencë për media pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Berlini zyrtar pret që shtetet kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian t’iu bashkohen sanksioneve kundër Rusisë.

“Është e rëndësishme që BE dhe të gjithë ne të tregojmë solidaritet me Ukrainën, për ta ndihumuar kundër agresionit.Ne kemi vënë sanksione dhe është e rëndësishme që sa më shumë vende të bashkohen”, ka thënë kancelari Scholz në Beograd.

“Gjermania pret që vendet kandidate t’iu bashkohen sanksioneve kundër Rusisë”, ka vazhduar tutje Scholz.

“Kur bëhet fjalë për integrimet evropiane, ne mbështesim të gjithë aspiratat e Ballkanit Perëndimor”, ka vazhduar tutje kancelari gjerman duke folur për situatën në Serbi me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave e tema të tjera.

Të ngjashme