Lajme
Scholz: Takimi Kurti – Vuçiq në Berlin shenjë e mirë, ka pasur gjëra që ecën përpara
Demokracia
13:04 | 10 Qershor 2022

Share:

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta mbyllin çështjen e hapur mes vete për të vazhduar drejt rrugës për në BE.

Ai tha se në Berlin ka pasur takime të përbashkëta mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, për të cilin tha se është shenjë e mirë.

“Kjo ka qenë një shenjë e mirë sepse ka pasur gjëra që kanë ecur përpara. Mendoj që te një pikë apo një tjetër do të vijë te përparimi, për shembull furnizimi me energji. Është diçka që në fund kërkohet pragmatizëm në mënyrë që çështjet finale të zgjidhen në kuadër të dialogut, qëllimi i gjithë kësaj është përafrimi me BE, duhet të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura që ekzistojnë”.

Kancelari gjerman foli edhe për Serbinë dhe politikën e saj të mosvendosjes së sanksioneve që po ndjek karshi Rusisë.

Të ngjashme