Lajme
Scholz paralajmëron vizitë në Ballkanin Perëndimor, para takimit të Këshillit Europian
Demokracia
11:19 | 19 Maj 2022

Share:

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet që të udhëtojë për në Ballkanin Perëndimor, para takimit të Këshillit Europian muajin tjetër.

Scholz gjatë një seance të parlamentit gjerman ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Europian, përcjell Demokracia.com.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me aspirata për anëtarësim në BE – Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova – janë përfshirë në procesin e reformave shumëvjeçare, u tha Scholz ligjvënësve në Berlin të mërkurën.

“Nderimi i angazhimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike,” tha ai, duke treguar ndikimin e “fuqive të jashtme” në rajon, duke përfshirë këtu edhe Rusinë, përcjell Demokracia.com.

Vlen të përmendet se ditë më parë, Scholz priti në takime të ndara në Gjermani fillimisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e më pas presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Të dy, më vonë patën edhe një darkë joformale  me emisarin e BE-së, Mirsollav Lajçak./Demokracia.com/

 

Të ngjashme