Lajme
Scholz me porosi për Serbinë ende pa shkuar atje: Sanksionet duhet vënë Rusisë
Demokracia
13:38 | 10 Qershor 2022

Share:

I pyetur për mos vënien e sanksioneve nga ana e Serbisë, ndaj Rusisë, Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se kushdo që dëshiron të bëhet anëtare, duhet të shkojë në harmoni me vendimet e BE-së.

“Kush bëhet anëtarë i BE-së duhet ta pranojë të gjithë regjimin që vie bashkë me të. Po flas për rregullat e përbashkëta të cilat i kemi zhvilluar. Duhet ta pranojë legjislacionin, demokracinë, hapjen, transparencën, dhe këtu bën pjesë politika e përbashkët ndaj vendeve tjera, dhe po ashtu regjimi i sanksioneve që e ka vendosur BE ndaj Rusisë, dhe kjo duhet të pranohet nga një vend që synon anëtarësimin në BE”, u shpreh Scholz, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme