Lajme
Schmid: Lufta në Bosnje dhe Hercegovinë s’do të ndodh më
Demokracia
16:20 | 05 Prill 2022

Share:

Me rastin e 30 vjetorit të rrethimit të Sarajevës, përfaqësuesi i lartë i Bosnje dhe Hercegovinës, Christian Schmidt, ka thënë se ajo që ndodhi gjatë luftës së viteve 1992-1995 nuk do të përsëritet në BeH, raporton Oslobondenje.

“Prandaj sot në 30 vjetorin e fillimit të rrethimit të Sarajevës, kemi një mesazh të qartë. Pikërisht tani, kur e drejta ndërkombëtare po shkelet në kufirin e Bashkimit Evropian dhe kur Rusia po bën një luftë të pamëshirshme agresioni, ne duhet të tregojmë se besojmë në rregullat dhe paprekshmërinë e së drejtës ndërkombëtare”, tha Schmid.

Ai thotë se nuk ka frikë nga mundësia e një lufte të re në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se do të bëjë çmos që të mos përsëritet kurrë ajo që ka ndodhur nga viti 1992 deri në vitin 1995.

Schmid konsideron se suksesi i Dejtonit është se vitet pas Dejtonit sollën paqen, duke shtuar se “nga ana ime mund të them që nuk do të ndodhë më”.

“Nuk e them këtë sepse kam frikë se paqja është në rrezik. Por këtë e them si një mesazh për të gjithë ata “të çmendur” që mendojnë se mund të luajnë me paprekshmërinë e njerëzve”.

Ai u është mirënjohës ushtarëve që janë pjesë e EUFOR-it.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata ushtarë, përfshirë 200 ushtarë hungarezë, të cilët po kontribuojnë që Bosnja dhe Hercegovina të vazhdojë në paqe”.

“Së bashku do të vazhdojmë rrugëtimin nga Dejtoni në Bruksel. Kriza aktuale e shkaktuar nga bllokada reciproke nuk mund të mbetet më. Prandaj ne do të vazhdojmë të ndjekim atë që po ndodh dhe do të vazhdojmë me diskutimet”.

Sipas tij, ai ka besim në parlament dhe beson se bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të mbështesë forcat konstruktive.

Të ngjashme