Sport
SC Gjilani befason tifozen për ditëlindje, i dhuron fanellën e nënshkruar nga futbollistët
Demokracia
11:55 | 21 Prill 2022

Share:

Një nga dhuratat më të mira për tifozët e futbollit mund të jetë edhe një fanellë e skuadrës së zemrës.

Fatin për këtë dhuratë e kishte edhe një vajzë, tifoze e klubit të Gjilanit e cila u befasua nga klubi gjilanas me rastin e ditëlindjes, raporton Demokracia.com.

Rrezarta, tifozja e Gjilanit një ditë para ditëlindjes shprehu dëshirën e saj në Twitter që “dhurata e ëndrrave” për të do të ishte një fanellë e klubit.

“Nesër e kom ditelindjen edhe “dream gift” dhurata ëndrrave kishim qenë në fanellë e Gjilanit me nënshkrime t’krejt lojtarve. Po edhe nje urim prej SC Gjilanit ish kon mjaftueshëm”, shkroi një ditë para tifozja.


Drejtuesve të klubit iu ra në sy menjëherë shkrimi i tifozes, andaj edhe ia plotësuan ëndrrën.

Klubi i dhuroi asaj fanellën e tretë të skuadrës me nënshkrimet e të gjithë futbollistëve dhe emrin e mbështetëses me numrin 17.

“Një dhuratë e vogël për një nga mbështetësit tanë me firmat e të gjithë lotjarëve, urime edhe njëherë”, ka shkruar Gjilani në Twitter./Demokracia.com/

Të ngjashme