Lajme
Sarrazin takon Escobarin në SHBA: Bashkë do të sigurojmë rrugën e Ballkanit Perëndimor në BE
Demokracia
16:36 | 11 Gusht 2022

Share:

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka bërë të ditur se është takuar më Uashington më të dërguarin e posaçëm të SHBA-vë, Gabriel Escobar.

“I kënaqur që vizitova Emisarin Special Escobar në Uashington. Gjermania dhe ShBA kanë interes të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Bashkë me parterët tanë. BE-në do të sigurojmë rrugën e rajonit drejt BE-së”, ka shkruar Sarrazin.

Kujtojmë se më 18 gusht, do të takohen në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut në mes të dy vendeve.

Të ngjashme