Lajme
Sami Gashi emërohet zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së
Demokracia
18:15 | 28 Prill 2022

Share:

Sami Gashi është caktuar si zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Gashi para se të emërohej në këtë pozitë ka qenë Drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Pejë, shkruan Demokracia.com.

Ai është emëruar si zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të enjten e 28 prillit me vendim të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të cilën e ka siguruar Demokracia.com.

Gashi, i emëruari i ri i Ministrisë së Drejtësisë, ka zëvendësuar Ali Gashin, i cili për arsye personale, ditë më parë ka kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin nga detyra e zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues.

“Mbas kësaj, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka aprovuar kërkesën për lirim nga detyra, ndërsa e ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm. E në anën tjetër edhe Gashi, ka falënderuar Ministren Haxhiu për bashkëpunimin dhe besimin e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe”, thuhej në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme