Lajme
Sallahu: Ju siguroj që në Qershor me vota të VV-së do të kalojë ligji për Kodin Civil
Demokracia
23:52 | 18 Mars 2022

Share:

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se Kodi Civil do të miratohet në kuvend, më së largu deri në muajin qershor, e kjo do të bëhet edhe me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sallahu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se Kodi Civili do të riformulohet, e që sipas tij nuk do të përjashtohet mundësia që edhe deputetët e partive të tjera ta votojnë.

“Do të riformulohet, demokracia i ka këto punë. Ne punojmë cdo ditë që ky projekt kod të riformulohet, të dërgohet në kuvend deri në qershor edhe të kalohet. Unë ju siguroj që ky kod do të votohet në Kuvend më së largu deri në qershor. Me riformulimin e këtij Kodi do t’i përgjigjet votat e gjithsecilit dhe do të kalojë në Kuvend”, tha Sallahu.

Kur u pyet se a do të kalojë me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, Sallahu tha ‘patjetër, së paku me votat e Lëvizjes Vetëvendosje. Po nuk përjashtohet mundësia që edhe Driton Selmanaj me shokë të votojë.

Të ngjashme