Lajme
Sali Berisha ankohet ndaj vendimit të SPAK-ut
Demokracia
20:21 | 30 Tetor 2023

Share:

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u ankua të hënën në Gjykatën e Posaçme të Apelit ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila ia caktoi atij masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”.

Më 22 tetor, SPAK-u i vendosi këto masa ndaj tij pas një hetimi nën dyshimet se Berisha ishte përfshirë në “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim” gjatë privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj, e akuzoi të hënën SPAK-un se e ka shkelur ligjin me vendimin për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Berishës dhe duke mos e publikuar atë vendim.

Më 26 tetor, SPAK-u e urdhëroi ish-kryeministrin të paraqitet dy herë në muaj para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjithashtu, gjykata ka urdhëruar që Berisha “të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizim të gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit”./rel/

Të ngjashme