Lajme
Sadri Ramabaja i LVV-së braktis studion e televizionit, nuk i duronte kritikat pas qëndrimeve kundër mësimdhënësve
Demokracia
22:18 | 03 Tetor 2022

Share:

Analisti i afërm me LVV-në, Sadri Ramabaja është larguar nga emisioni ‘Pressing’ që transmetohet në T7. Ramabaja gjatë gjithë kohës e ka mbrojtur qeverinë Kurti për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit. 

E pas qëndrimeve krejtësisht partiake të Ramabajës, Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate i ka thënë se nuk ka dinjitet. Kjo ka bërë që Ramabaja të largohet nga emisioni.

Debati:

Nushi: Shpresoj shumë që kanë mi qitë ato paga, bëhet situata katastrofale. Do të jem prej të parëve protestues, deklaroj publikisht.

Ramabaja: Me 200 protestues.

Nushi: Me 200, 300, ma shumë dinjitet se ti Ramabaja.

Ramabaja: Ta bëj X sikur atij kryetarit tënd.

Nushi: Boma X, boma bllok, se s’po di çfarë X-i je t’u bo.

Ramabaja: Rrugaç…

Nushi: Çu. shpejt, shpejt, shpejt. Ja ulu, ja çu.

 

Të ngjashme