ShowBiz
Sa fiton gjatë një viti Dua Lipa?
Demokracia
14:14 | 02 Prill 2021

Share:

Si artistja më e nominuar britanike e këtij viti, Dua Lipa tashmë ka arritur majat në muzkën pop.

Këngëtarja 25-vjeçare ka fituar tre nominime përpara ceremonies së Brit Awards së muajit të ardhshëm, duke përfshirë Albumin e Vitit për Future Nostalgia në vitin 2020, e cila e transformoi atë nga e preferuara e kritikëve në super yllin kryesor, transmeton Demokracia.com

Pa dyshim që triumfi i saj ka ardhur me shuma të mëdha fitimesh, me dokumente të reja që dolën në pah duke zbuluar se ajo fiton 20 milion £ në një periudhë prej 12 muajsh.

Marsin e kaluar, Dua Lipa rrezikoi shumë kur publikoi albumin e saj “Future Nostalgia” që rezultoi të ketë qenë gjëja e duhur, duke arritur kështu një sukses të paparashikueshëm.

Siç zbuloi më vonë Dua, drejtuesit e produksionit kishin konsideruar anulimin e albumit, siç kishin bërë shumë këngëtar të tjerë, duke synuar të ulnin humbjet e tyre pasi industria e muzikës live u detyrua në një pauzë të pacaktuar./Demokracia.com

 

Të ngjashme