Lajme
Ruslana fituesja e Eurovizion është tani zëri i luftës dhe protestave në Kiev
Demokracia
18:50 | 02 Mars 2022

Share:

Në 2013 këngëtarja e famshme që fitoi Eurovizionin, Ruslana, u shfaq si një nga frymëzueset e mëdha të protestave në Maidan në Kiev, në atë kohë kundër presidentit kukull pro-rus që refuzoi një marrëveshje me BE, duke e kthyer pas të ardhmen europiane të ukrainasve.

Pas revolucionit portokalli të 2004, protestat e 2013 janë të njëjtat. Studentë dhe të rinj që u rrahën e arrestuan nga regjimi i presidentit Viktor Janukoviç.

Ruslana këngëtarja që tashmë eshtë një aktiviste pro perëndimore, ka folur edhe para pak ditësh për DË, nga Kievi ku thotë: “Jemi të shokuar sepse askush nuk ishte përgatitur për këtë. Ne lexuam, menduam që ishte thjesht informacion, por askush nuk e priste këtë (luftën), as prindërit, as miqtë e mi. Kievi është në qendër të Europës, por agresioni i ushtrisë ruse po e shkatërron. Unë jam një ushtare tani. E përdor zërin tim 24 orë për t’ju informuar ju, për t’u thënë të famshmëve nëpër botë: ‘Shikoni është e thjeshtë. Unë, jam mjaftueshëm e fortë dhe po e përdor zërin tim për të ndaluar luftën, për të ndaluar këtë luftë të tmerrshme kundër botës. Pra përdoreni zërin tuaj si unë. Është shumë e thjeshtë, por zëri juaj mund të na ndihmojë. Mund të ndaloni luftën dhe të shpëtoni mijëra, miliona jetë njerëzish.’”

E pyetur gjatë intervistës nëse ndodhet në Kiev, apo nëse ka në plan të largohet këngëtarja u përgjigj:

“Për njerëzit si unë që qëndrojnë në Kiev është shumë e vështirë, sepse unë jam zëri i maidan, jam kundër propagandës dhe sulmeve të Putin. Jam e sinqertë dhe e fortë për të sjellë informacione. Prandaj nuk jam në Kiev. Ndodhem në Ukrainë, por në asnjë vend të Ukrainës nuk ka qetësi.”

Të ngjashme