Lajme
Rusia thotë se do të bëjë armëpushim për evakuimin e civilëve
Demokracia
07:24 | 07 Mars 2022

Share:

Rusia do të hapë korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve, raportojnë mediat shtetërore.

Armëpushimi do të ndodhë nga ora 10:00 me orën lokale sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, me rrugë evakuimi të vendosura në kryeqytetin Kiev, si dhe në Kharkiv, Mariupol dhe Sumy, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Të gjitha këto qytete janë aktualisht nën një operacion të rëndësishëm sulmi rus.

Zyrtarët ukrainas ende nuk e kanë konfirmuar këtë.

Gjatë fundjavës, dy përpjekje për të hapur një rrugë për të lejuar evakuimin e civilëve nga Mariupol në juglindje të vendit, dështuan.

Zyrtarët ukrainas thanë se kjo ishte për shkak se Rusia vazhdoi të bombardonte qytetin edhe gjatë orëve të armëpushimit./Demokracia.com/

Të ngjashme